Home SHOWBIZ Aleksandër Gjoka thyen heshtjen, flet për herë të parë pas arrestimit nga...

Aleksandër Gjoka thyen heshtjen, flet për herë të parë pas arrestimit nga policia

13

Disa javë më parë, këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka u arrestua nga policia pasi u përfshi në një aksident dhe u transportua në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të marra në aksident. Nga informacionet e atëhershme, rezultoi se këngëtari po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nisur nga kjo, gjykata vendosi për të arrest shtëpie.

Në një intervistë së fundmi me lidhje “Skype”, i pyetur se si po e kalon arresin e shtëpisë, ai tha se po e shijon vërtet.

Jo, këtu kam hapësirë. Nuk krahasohet ky arresti im në demokraci në krahasim me kohën e diktaturës. Jo, jo është si nata me ditën. Unë po e shijoj arrestin këtu shumë bukur nën rrezet e diellit përvëlonjës. Jam mirë. Ndoshta më mungon skena.

Aleksandër Gjoka ka folur dhe për nipin e tij, këngëtarin Renis Gjoka dhe se sa ngjajnë ata me njëri-tjetrin.

Renisi është kantautor demokracie. Renisi është shumë më i përmbajtur, më i qetë. Unë s’para jap këshilla, por në karakter jo, në muzikë po mund t’i jap. Nuk dua që të më ngjajë mua në karakter, në jetën private, në jetën e përditshme. Në muzikë pastaj le të jetë rebel s’ka problem.