Alexa i tregon një vajze 10 vjeçare të prekë pjesën metalike të prizës me një monedhë

Kristin Livdahl dhe vajza e saj ishin duke kryer disa sfida fizike me njëra tjetrën, duke u shtrirë në tokë dhe duke u rrotulluar, deri në momentin që Alexa i sugjeroi 10 vjeçares një sfidë ku duhet të prekte prizën me një monedhë. Ky sugjerim erdhi pasi vajza pyeti Alexa-n për një sfidë.

Vendos një karikues telefoni në prizë dhe prek pjesën metalike të saj me një monedhë.” tha Alexa. Kjo sfidë tepër e rrezikshme, e njohur si “the penny challenge” filloi të qarkullonte në TikTok dhe rrjete të tjera sociale pothuajse 1 vit më parë. Me sa duket Alexa e bëri këtë sugjerim bazuar në kërkimet në internet.

Kristin Livdahl e publikoi menjëherë eksperiencën e saj në Twitter duke thënë: “Ne po bënim disa sfida fizike të sugjeruara nga një mësuese në YouTube. Jashtë ishte kohë e keqe, dhe vajza ime dëshironte dhe një tjetër sfidë.” Këtu Alexa bëri sugjerimin tepër të rrezikshëm.

Michael Clusker, menaxher në stacionin e zjarrfikësve tregoi se duke bërë këtë veprim ju mund të humbisni një gisht, dorën ose komplet krahun.

Amazon tregoi më vonë në një deklaratë për shtyp se pas kësaj ndodhie e kishte update-uar Alexa-n për të parandaluar rekomandimin e këtyre sfidave të rrezikshme. “Sapo ne dëgjuam për këtë ndodhi, u angazhuam menjëherë për të rregulluar problemin.