Alfred Gjoni kandidat i PSD për Deputet për Qarkun Lezhë.

“Të dashur miq, shokë dhe qytetarë të Qarkut të Lezhës,

Kam nderin dhe kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e kandidimit tim për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, për të përfaqësuar Qarkun e Lezhës, nën siglën e Partisë Socialdemokrate. Ky është një privilegj dhe përgjegjësi e madhe; angazhimi im do të jetë i palodhur për përfaqësimin e interesave dhe nevojave tuaja.
Faleminderit kryetarit të partisë Socialdemokrate, Z. Tom Doshi, që besoi tek unë për të qenë në listën e kandidimit për deputet të PSD. Me besimin dhe mbështetjen tuaj së bashku mund të jemi një hap më pranë ndryshimit që të gjithë synojmë.

Faleminderit për vlerësimin dhe besimin tuaj !”, shkruan Gjoni.