Kryetari i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj, ka dhënë përgjigjen përfundimtare sa i përket, përfshirjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në rradhët e kësaj partie.

Ashtu si dhe kishte deklaruar më herët, Alibeaj ritheksoi dhe njëherë se Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, pasi ai është shpallur “Non-grata”.

Sipas Alibeajt, Partia Demokratike duhet të ketë një marrëdhënie të mirë me aleatin strategjik, SHBA, dhe përfshirja e Berishës cënon këto marrëdhënie.

“Nuk ka asnjë kuriozitet në këtë mes. Kjo është përbërja e Grupit Parlamentar. Këtu nuk kemi asnjë dyshim për askënd. Unë besoj që është e qartë fakti që Berisha dihet fare mirë se ai ka një etiketim non grata nga SHBA. Nuk ka lidhje me deputetin apo individin Berisha, kjo është një çështje që marrëdhëniet që PD duhet të ketë me SHBA. Do të duhet të kuptojmë që etiketimi si non grata I Berishës është një çështje që cënon marrëdhëniet që PD duhet të ketë me SHBA”, tha Alibeaj.