Alibeaj mbledh Kryesinë e PD, vendos sot si do të hyjë në zgjedhjet e 14 majit.
Vijon edhe ditën e sotme mbledhja maratonë e Kryesisë së Alibeaj. Kryesia e PD-së e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj pritet të vendosë sot se si do të dalë në zgjedhjet e 14 majit.
Kryesia e PD-së do të vendosë sot përfundimisht se si do dalë në zgjedhje, teksa tre grupimet që janë kristalizuar brenda Kryesisë kanë propozime të ndryshme.
Gjatë mbledhjes së mbrëmshme që ka zbardhur deri në orën 2 të natës, pati diskutime të shumta nëse ky fraksion i PD-së duhet të dalë me kandidatë apo vetëm me këshilla bashkiakë.