Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj bëri me dije disa detaje nga mbledhja e sotme e grupit.
Ai tha në një deklaratë për mediet se maxhoranca nuk ka legjitimitet për të vendosur për zgjedhjen e presidentit, pasi ka disa deputetë non-grata PS.
Alibeaj: Lidhur me draftin dua të sqaroj se është një draft që ka sintetizuar të gjitha ndejshmëritë e secilit deputet. Është e udhës që një proces i tillë të ketë kohën dhe mundësinë për të dhënë sugjerime. Ajo që kam thënë për deputetë është se kjo maxhorancë nuk ka legjitimitetin për të vendosur për presidentin. Ka tre deputete non grata, ata të Dom Doshit, ka dy deputetë pas hekurave, ka raportin e DASH që godet legjitimitetin e zgjedhjeve dhe kjo situatë duhet të bëjë të reflektojë këdo.
Kjo çështhe ngre krye se raste si kjo duhet. Së dyti me ndjenjen e përgjegjësië të gjithë deputetët ranë dakort që të marrin pjesë në proces, e para për të hequr cdo lloj gjurme të së shkuarës. Ky është detyrim i gjithsecilit. Është e qartë për secilin nga ne për shkak të ndryshimeve të Kushtetutës, dihet se presidenti zgjidhet me 71 vota.
Së treti këtë përgjegjësi nuk e kam ndjerë ndonjëherë, ka një kusht të panegocieshëm: Presidenti i Republikës së Shqipërisë që do të duhet të zgjidhet, si kërkesë nga ana jonë duhet të jetë antikomunist. Do të duhet të japë një shenjë të fortë energjike.Kjo çështje ka turbulluar shumë mendje këto ditë: Jo të shitur te Rama etj. Ne dhe besojmëe në vlerat e themelimit. Opozita ka legjitimitetin e saj për të vendosur për zgjedhjen e presidentit.