Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkeled Alibeaj ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë e
cila zgjati rreth 3 orë.
Alibeaj tha se Kryesia mbëhsteti qëndrimet e grupit të PD, dhe do të vazhdojë puna për organizimin e zgjedhjeve lokale.
“Mbledhja sot, 3 orë dhe nuk mjaftonin,. kishte kohë që nuk ishte mbledhur Kryesia. Mbledhje informuese, për qëndrimin e grupit parlamentar. Kryesia unanimisht mbështeti qendrimet e Grupit Parlamentar gjatë kësaj kohe. Kryesia e mbështeti dhe tashmë do vijohet me organizmin e zgjedhjeve, të premten një tjetër mbledhje kryesie, për ecjen para në zgjedhjet lokale. Kam qenë i pari që kam mbështetur atë që bënë burrat e mençur të Mirditës. Qendrimi i grupit i mbështetur nga Kryesia mori frymëzimin nga qëndrimi i përfaqësuesve në Mirditë. kemi qenë e jemi për një kandidat fitues, të demokratëve të bazës. Duhet të shkojmë në zgjedhjet lokale për të fituar. Nuk duhet lejuar të ndikohen nga ndasia lart”, tha Alibeaj.