Një burrë pa këmishë duke tundur një thikë në formë kërcënimi, sulmoi banorët dhe një oficer policie ditën e sotme dhe më pas u qëllua nga policia. Një zëdhënës i policisë konfirmoi se oficeri ishte plagosur, por se ishte jashtë rrezikut për jetën.
Pamjet dhe fotot e shpërndara në internet tregojnë një automjet të policisë duke përplasur një burrë pa këmishë në kryeqytetin norvegjez, ndërsa ai qarkullonte nëpër rrugë me një thikë në dorë me të cilën trembte kalimtarët dhe i kërcënonte me vdekje.
Pasi u hodh mbrapsht nga makina e policisë, agresori me thikë arrin të ngrihet sërish në këmbë dhe hap derën e pasagjerit të mjetit të policisë. Në atë moment, ai duket se është përfshirë në një grindje me një oficer të ulur përpara se një prej policëve të nxirrte armën, duke qëlluar sulmuesin.
Shefi i operacioneve me policinë norvegjeze, Torgeir Brenden, deklaroi se burri po përgatitej të godiste me thikë një individ tjetër kur makina e policisë e goditi. “Ai ishte gati të sulmonte njerëzit në rrugë kur policia erdhi dhe e ndaloi atë,” tha Brenden.
“Ishin të përfshirë dy persona dhe policia u kujdes për ta sa mundi”, tha shefi i policisë pa dhënë detaje.
Nuk dihet ende se cili ishte motivi i të dyshuarit, megjithëse dëshmitarët okularë pohojnë se burri bërtiti “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) gjatë sulmit.