Thellohet skandali i video-përgjimit të Safet Gjicit. Vajza e cila kreu marrëdhënie intime me të, e njohur tashmë si Alma Koçi, duket se ka bërë për vete një tjetër kryetar bashkie.

Sot u zbardh videoja e plotë dhe del në pah se në fakt, akti seksual bëhet në këmbim të tenderëve dhe nuk kemi të bëjmë me një marrëdhënie intime. Vajza kërkonte të merrte administrimin e qenve të rrugës. Ajo kishte dorëzuar një dosje dhe pas aktit seksual, Safet Gjici kërkon që të bëhet gati dosja e të miratohet projekti.

Por të njëjtin projekt ajo e ka dërguar në Bashkinë e Librazhdit. Në video 40-vjeçarja shprehet se dy vite më parë ka arritur një marrëveshje me Bashkinë e Librazhdit, në kohën kur ajo drejtohej nga Kastriot Gurra.

Ne bëmë para dy vitesh një marrëveshjen me bashkinë e Librazhdit, eci mirë. Se e aprovoni është pjesa juaj”, tha ajo. Më tej vajza shprehet se kostoja në Librazhd ka qenë 60 mijë lekë në vit për qen.

Pra, ndryshe nga sa ndodhi me Gjicin, ku projekti u bë gati, por nuk u arrit të firmoset, në Librazhd duket se marrëveshja është mbyllur. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur që e ka bindur Kastriot Gurrën të firmosë. E sigurt është se ai ka mbetur më i kënaqur se Gjici. Ky i fundit vërtet i premtoi vajzës pas aktit seksual, por projekti nuk u finalizua kurrë. Ndërsa Gurra e ka hedhur me vrap firmën dhe as nuk ka përfunduar nëpër video./shkodra news