Gjykata e apelit te posacëm ka prishur denimin me burg  per ish-sekretarin e ministtisë së mjedisit alqi bllako, lidhur me dosjen per inceneratorin e Tiranës. Apeli vendosi që Bllako të rigjykohet edhe njëherë në shkallë të parë, por tashme me një tjetër trup gjykues ndyrshe nga ajo që dha vendimin me 4 vite burg për të.

Për shkak se ndaj ish-zyrtarit u zhvillua procesi me gjykim të shkurtuar ai përfitopi ulje me një të tretën dhe dënimi i zbriti në 2 vite e 8 muaj, pasi u gjet fajtor për “korrupsion pasiv”të kryer në dy raste. Në te njejten kohe, Bllakos iu hoq e drejta qe per 5 vitet e ardhshme te mos ushtroje asnje funksion publik.

Ndërsa Prokuroria e posaçme i kerkoi gjykates denimin me 5 vite burg për Bllakon, për akuzen e korrupsionit në lidhje me procedurat për ndertimin e inceneratorit te Tiranes. Sipas hetimeve te prokurorise ka rezultuar, se Bllako eshte i perfshire ne te pakte dy raste korruptive duke përfituar rreth 200 mije euro per te favorizuar biznesmenet klodian Zoto e Mirel Mertiri mbi procedurat per ndertimin e Inceneratorit.

Bllako është dënuar më herët me vendim të formës së prerë për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj, ndërsa për inceneratorin e Fierit, çështja u rikthye për rigjykim nga Apeli në Shkallën e Parë.

Ne lidhje me dosjen e inceneratorit te Tiranes ne nje tjeter proces wshtw dwnuar me 2 vite burg edhe ish-ministri I mjedisit Lefter koka per akuzen e shperdorimit te detyres./abcnews.al