Shqipëria

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë përgjatë gjithë 24 orëshit, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites në ultësirën perëndimore. Ndërsa pasditja sjell kalime të pakta vranësirash të cila më të fokusuara do të jenë në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike të cila do të sjellin në vend dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave.
Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në pjesën e parë të ditës në pothuajse të gjithë territorin. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta vranësirash.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qëndre të presionit të lartë atmosferik në Ballkanin Perëndimor do të bëj që të ndikohen kushtet e motit në MV, duke bërë që në orët e para të ditës pjesa më e madhe e territorit të MV të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve.

Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do ti bëjnë më të dukshme vranësirat, por nuk do të mund të sjellin reshje. /MeteoAlb