Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me në krye kryeprokurorin Altin Dumani, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gjirokastrës.
Një grup prokurorësh dhe një pjesë e stafit administrativ të SPAK, janë akomoduar prej mbrëmjes së djeshme në Gjirokastër dhe se kanë rezervuar për qëndrim dy ditor.
Të paqarta vijojë të mbeten arsyet e mbërritjes së këtij grupi prokurorësh në kryeqendrën e jugut, ndërsa gazetari Serjani raporton se nën masa të rrepta sigurie, ata kanë darkuar së bashku në një nga hotelet e zonës historike të pazarit karakteristik.
Gjithashtu mësohet se sot po në të njëjtin vend do të mbahet dhe një mbledhje trajnuese ku me siguri kryeprokurori Dumani do të përcjellë porositë e rastit.