Altin Toska ish kryebashkiaku I Cërrikut do të jetë në vendet e para te listes se LSI për  Elbasanin në zgjedhjet që do të mbahen më 25 Prill. Monika Kryemadhi I ka besuar kandidimin për deputet por kur mbeten pak javë nga dita e votimeve ngrihet pyetja. A e meriton Altin Toska të përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë qarkun e Elbasanit?

Mjafton të kujtojmë se mbi ish kryebashkiakun e  Cërrikut ka patur mjaft akuza gjate ushtrimit të mandatit.  Altin Toska u zgjodh kryetar i Bashkisë së Cërrikut në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe i koalicionit të atëhershëm, Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Toska e fitoi mandatin e kryebashkiakut  falë mbështetjes së dhënë nga Edmond Haxhinasto I cili u angazhua personalisht në fushatë dhe arriti të merrte rreth 2794 vota .

 Por menjëherë Altin Toska u vu në qëndër të akuzave nga pushtetarët vendor duke u akuzuar se gjatë  kohës se ushrimit të mandatit, shpenzonte pjesën me te madhe  të buxhetit të bashkisë me paga për  militantë partie si dhe punësimin e tyre .

Edhe pse në krye të bashkisë së Cërrikut zgjedhjet e 2017-tës do të ishin sërisht një test për Toskën ku edhe njëherë  falë mbështetjes së Haxhinastos LSI në Cerrik mundi të marrë vetëm 4796 vota .

Teksa drejtonte bashkine e Cërrikut Altin Toska u etiketua si “kryebashkiaku I fjetur”  pasi për sa kohë e drejtoi bashkinë e Cërrikut Toska nuk solli projekte të mirëfillat punësimi apo investimesh për këtë bashki e cila edhe sot vijon të jetë ndër më të varfërat në vend falë edhe keqqeverisjes së  tij.

Egnatia news