Nëse ju kërkoni tani në Amazon për një karikues ose një palë kufje, opsionet tuaja do të jenë të limituara. Disa njerëz kanë vënë re se karikueset, kabllot, webcams, tastierat, mikrofonët dhe kufjet nga kompani të njohura në Amazon janë larguar nga platforma ose nuk bëjnë dot transportimin e këtyre produkteve. Disa nga këto kompani të njohura përfshijnë Aukey dhe Mpow.
Ne besojmë se arsyea kryesore e këtij fenomeni janë prania e reviews të rreme. Përkrahësi i sigurisë online, Safety Detective, zbuloi një grumbull të madh të dhënash që tregonin për praninë e sistemeve të review pay-for-play në prodhuesit kinezë të aksesorëve për smartphone. Këto informacione ekspozuan sistemet që kompanitë përdornin për të gjeneruar reviews te për produktet e tyre, që në pamje të parë dukeshin normale, por që ishin plotësisht të falsifikuara. Qëllimi ishte i thjeshtë: rritja në renditjen e Amazon pasi do të kishin shumë reviews dhe një vlerësim mbi mesatar, për të bindur blerësit e vërtetë.
Në këtë leak bëhet fjalë për mbi 75,000 adresa Amazon që janë përdorur për këto shërbime, të cilët vlerësojnë shitësin me 5 yje dhe më pas rimbursohen përmes një platforme tjetër për të ruajtur integritetin e “verified purchase” në Amazon, e cila po lufton fort fenomenin fake reviews./Geekroom.al