Një ndërprerje e shërbimit në Amazon Web Services (AWS) ka shkaktuar probleme në funksionimin e disa prej faqeve dhe aplikacioneve më të njohura në botë, përfshirë Snapchat, Duolingo, Zoom dhe Roblox. Ndërprerja ka prekur gjithashtu klientë të disa bankave, përfshirë Lloyds dhe Halifax.

Amazon Web Services është divizioni i informatikës në re i kompanisë Amazon dhe përbën bazën infrastrukturore për miliona faqe interneti dhe platforma të kompanive të mëdha në mbarë botën.

Në një deklaratë të fundit, AËS bëri të ditur se po sheh “shenja të rëndësishme rikuperimi” dhe se shumica e kërkesave tashmë po përpunohen me sukses.