Shqipëria mund të jetë në shënjestër të sulmeve nga Irani. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë objektiva të caktuara në vendin tonë.Në njoftimin e shpërndarë në faqen zyrtare, shoqëruar me shënimin “alarm sigurie”, ambasada amerikane në Tiranë thekson se shënjestër e sulmeve nga Teherani mund të mos jenë vetëm muxhahedinët, që strehohen në Shqipëri, por edhe hapësirat publike në vend. Ndaj bën thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve amerikanë, që jetojnë në Shqipëri.

Njoftimi:Alarm Sigurie – Ambasada Amerikane në Tiranë, Shqipëri (1 Prill 2026)

Vendndodhja: Tirana, Shqipëria

Ngjarja: Grupet e lidhura me Iranin mund të synojnë të synojnë subjekte të lidhura me SHBA-në ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar.

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Qëndro vigjilent
Monitoroni mediat lokale për përditësime
Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth
Rishikoni planet tuaja personale të sigurisë dhe mbajeni telefonin celular të karikuar në rast emergjence

GEAM Sh.p.k