Erion Murataj PSD

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me vizën e emigracionit që u është dhënë shqiptarëve. Ambasada thekson se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm.

“Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese. Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë.