Kryetari i PD-se Lulzim Basha takoi sot ambasadorin gjerman Zingraf, njofton ambasada gjermane ne Shqiperi.

Sipas ambasades, Basha dhe Zingraf folen mbi punën në Parlament, procesin e reformave dhe integrimin në BE.

Në një postim të Ambasadës Gjermane bëhet me dije se në takim është diskutuar gjithashtu mbi luftën kundër korrupsionit si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen.

NJOFTIMI

Ambasadori Zingraf u takua sot me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe drejtuesin e opozitës Lulzim Basha në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit.

Temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen.