Qytetin e Elbasanit e ka vizituar ambasadori i ri i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay. Delegacioni turk është pritur nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, i cili e ka njohur ambasadorin me qytetin. Ambasadori ka parë nga afër lagjen ” Kala”, si dhe është njohur me disa monumente të tjera që i përkasin lashtësisë në qytetin e Elbasanit .
Në vijim një shfaqje me valle turke është zhvilluar në teatrin ” Skampa” ku nuk ka munguar pjesëmarrja e shumë qyterëve elbasanas të cilët janë të apasionuar pas valleve dhe këngëve turke. Vizita e Ambasadorit turk në Elbasan përkon në kuadër të javës së Kulturës Turke e cila shpalosi për qytetarët e Elbasanit esencën e traditës që nga vallet, muzikën, letërsinë, kinematografinë dhe kulinarinë.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/IMG-20220702-WA0004.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/IMG-20220702-WA0005.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/IMG-20220702-WA0007.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/IMG-20220702-WA0008.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/IMG-20220702-WA0003.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)