Home BOTA Ambasadori i Ukrainës zbulon se çfarë ndihme i ka kërkuar qeverisë shqiptare

Ambasadori i Ukrainës zbulon se çfarë ndihme i ka kërkuar qeverisë shqiptare

316

Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë Volodymyr Shkurov, në një konferencë me mediat, ka zbuluar se çfarë ndihme i është kërkuar qeverisë shqiptare. Shkurov tha se Ukraina ka bërë thirrje që Shqipëria të ndihmojë me karburante.

NATO tha se nuk ndërhyn në këtë konflikt – ”Aktualisht po bëjmë thirrje për sanksione të rrepta, dhe diskutime direkte me të gjitha organizatat për ti ndalur agresioni rus”. 

Mbështetje ushtarake keni kërkuar? “Ne kemi bërë kërkesë për armatime dhe ndihmë financiare, edhe për Shqipërinë kemi bërë kërkesë për ndihmë me benzinë dhe lëngje të tjera.

Ambasadori nga ana tjetër, falenderoi të gjithë popullin shqiptar, por edhe politikanët, për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës në këto ditë mjaft të vështira.

“Aktualisht mbështetjen zyrtare ndaj Ukrainës kanë shprehur Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, ministrja e jashtme, populli shqiptar në përgjithësi shpreh mbështetjen ndaj Ukrainës. Për këtë ju falënderoj. Ne nuk do ta dorëzojmë pavarësinë dhe sovranitetin tonë. Do ta mbrojmë Atdheun tonë me të gjithë mënyrat”, shprehet ai.