Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith ka zhvilluar këtë të martë një takim me kryeministrin Edi Rama, fill pas lajmeve që qarkulluan në mediat angleze, se Shqipëria do të kthehej në një kamp refugjatësh.

Lajme këto të cilat u përgënjeshtruan nga qeveria shqiptare.

Në postimin e sotëm King-Smith thotë se me Ramën kanë folur për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe për përparimin e reformave. Ambasadori nuk përmend negociatat mes dy vendeve për çështjen e refugjatëve, ndërkohë që Ministrja Olta Xhaçka kërkoi përgënjeshtrim nga mediat britanike.

“Ishte nder që të diskutoja me kryeministrin Edi Rama. Qëllimi ynë i përbashkët i fuqizimit të bashkëpunimit në sektorë prioritarë si reformat, mjedisi, prosperiteti, inovacioni dhe arsimi.

Ne jemi të angazhuar që të rriten dhe të forcohen marrëdhëniet në mundësitë bilaterale dhe sfidat globale”, shkruan ambasadori në postimin e tij.