Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tone, Christinane Hohmann ka zgjedhur Elbasanin për të parë nga afër procesin për zgjedhjet lokale për zgjedhjen e kryebashkiakut në këtë bashki.
Hohmann në fjalën e saj është shprehur se deri më tani dita është e qetë dhe ka kërkuar nga qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe që të ruajnë qetësinë deri në fund.
“Gjërat deri më tani kanë ecur pa problem dhe qytetarët po e ushtrojnë të drejtën e tyre të votës për të zgjedhur kryebashkiakun. Urimi im për sot është sa më shumë zgjedhës të shkojnë në qendër të votimeve dhe të votojnë dhe dita të vijojë kështu pa problem dhe në paqe.
Ajo çfarë vendosin sot qytetarët është do të jenë prej tyre në këshillat bashkiak dhe kush do jenë kryetarët e bashkive në 4 vitet e ardhshme. Shfrytëzojeni të drejtën që keni për të zgjedhur.
Synimi duhet të jetë politika më e mirë që ju mendoni do të jetë për Elbasanin.
Jam shumë e lumtur që OSBE ka vendosur të sjellë vëzhgues në Shqipëri që u bënë kohë që kanë ardhur e u bë kohë që kanë ndjekur situatën ditë pas dite. Ju e dini se para pak ditësh nxorën raportin paraprak, por le të presim ditën e nesërme kur do të kemi raportin paraprak për të parë gjetjet e misionit të OSBE/ ODIHR në Shqipëri”, ka thënë ajo.