Ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Elsa Hastad ika zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në kryeministri, ku ka informuar këtë të fundit mbi aplikimin e vendit të saj për tu bërë anëtare e NATO-s.

Në postonin në Facebook, Ambasada Suedeze, bën me dije se gjatë takimit ambasadorja Hastad ka informuar kryeministrin Rama për vendimin e fundit të vendit të saj për të aplikuar për tu bërë pjesë e NATO-s, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë, si anëtare me të drejtë ta plota.

Postimi i Ambasadës së Suedisë në Tiranë:

Ky është një moment historik. Takim me kryeministrin Edi Rama, duke informuar për vendimin e Suedisë 🇸🇪 për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në NATO. Faleminderit Kryeministër për takimin shumë të mirë dhe mbështetës!