Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Lezhë-Laç. Sipas informacioneve një ambulancë është përplasur me një makinë. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit “Ford”, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Sipas burimeve në vendngjarje, dyshohet që mjeti tip “Ford” i ka ndërprerë rrugën ambulancës duke shkaktuar për pasojë edhe këtë aksident.
