Gjykata e Kolumbias i jep të drejt kompanisë kineze
Kompania kineze e prodhimit të pajisjeve teknologjike, Xiaomi, ka njoftuar se një gjykatë në Amerikë ka hequr përcaktimin e kompanisë si “ushtarake kineze komuniste”.
Po ashtu gjykata ka vendosur që të lejojë të gjithë amerikanëve që të blejnë aksionet e kësaj kompanie, pasi më herët Xiaomi ka pasur shumë pengesa në SHBA.
Sipas zyrtarëve të kompanisë, “Gjykata për Distriktin e Kolumbias lëshoi një urdhër përfundimtar duke liruar përcaktimin e kompanisë nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA“
Po ashtu zyrtari i lartë i kompanisë, Lei Jun tha se Xiaomi është një koorporatë e hapur, transparente dhe që operon në mënyrë të pavarur.
Ky vendim i gjykatë së Kolumbias vjen pas deklaratë së Departamentit të Mbrojtjes në SHBA që hoqi kompaninë nga lista e zezë e qeverisë. Ky vendim shënoi një përmbysje të politikës së Trump lidhur me kompaninë kineze.