Flota Ajrore ushtarake amerikane testoi me sukses hedhjen e bombës 2.5 tonëshe, GB-72 Advanced 5K Penetrator, e aftë që të shkatërrojë tunele e fortifikime nëntokësore, që nga bazat e raketave balistike, deri te fabrikat e prodhimit të armëve bërthamore.

Sipas njoftimit të autoriteteve, Bomba u hodh nga në lartësi prej 10,6 kilometrash duke përdorur avionin luftarak F-15E. Testimet u kryen pranë bazës së forcave ajrore Eglin në Florida dhe kjo është hera e parë që ushtria amerikane kreu një testim të tillë me bombën masive prej 2.5 tonësh, duke e transportuar atë me një avion luftarak të modifikuar dhe jo një avion bombardues.

Avioni luftarak i modifikuar, sipas ekspertëve, jep mundësi manovrimi më të mira dhe opsionin e ngritjes së tij nga anijet aeroplanmbajtëse.

Bomba GPU-72 5K Penetrator është e ndërtuar në mënyrë të tillë që të përqëndrojë forcën e saj goditëse e shpërthyese në tokë, apo sipërfaqen që godit dhe jo të përhapet në ajër. Përmes kësaj goditjeje ajo është në gjendje që të shkatërrojë objektiva të vendosur deri në 200 metra thellësi në tokë