Shërbimi App Tracking në iOS 14.5 ka bërë shumë bujë kohët e fundit. Në këtë version të ri të iOS aplikacionet duhet të marrin leje nga përdoruesit para se ato të aksesojnë identifikuesin e reklamimeve, i cili përdoret për të gjurmuar aktivitetin e përdoruesit midis aplikacioneve dhe website-ve. Këta përdorues mund të aktivizojnë ose jo shërbimin që Apple normalisht e ka çaktivizuar.
Sipas analistëve në kompaninë Flurry, e cila zotërohet nga Verizon Media, vetëm 4% e përdoruesve të iPhone në SHBA do të mbajnë aktive App Tracking pas update-imit të iPhone-it të tyre në iOS 14.5. Këto të dhëna janë përfituar nga 2.5 milionë përdorues aktivë të iPhone.
