Jo vetëm Mauricio Pochettino (PSG), Erik ten Hag (Ajax) apo Luis Enrique (Spanja), në listën e shkurtër të Manchester United për pankinën. Pas vendimit për të mos konfirmuar Ralf Rangnick në stol për sezonin e ardhshëm, siç raporton “The Times”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë vënë në shënjestër edhe një italian: është Carlo Ancelotti.
Trajneri aktual i Real Madridit, në fakt, konsiderohet profili i duhur, për përvojë dhe karizëm, për të tentuar rigjallërimin e klubit pas përfundimit të epokës së Fergusonit.
Vetë ish-trajneri skocez, duket se tashmë ka dhënë bekimin e tij për zgjedhjen e Ancelottit duke pasur parasysh miqësinë që e lidh me trajnerin Emilian.fax
