Më parë Google prezantonte versionet e reja të Android me emrin e tyre të koduar, por kjo gjë nuk ka ndodhur më që nga Android 10. Megjithatë, emrat e koduar janë të pranishëm, por janë të fshehur në sistem dhe falë disa kërkimeve është arritur të zbulohet se Android 13 do të ketë një emër të koduar “Tiramisu”.

Me publikimin e developer preview të Android 13, ekipi i 9to5Google ka arritur të “gërmojë” në sistemin operativ për të mësuar disa nga sekretet e saja. Emërtimi sekret mund të gjendet lehtësisht në menunë e Settings.

Në Android 12 Google e fshehu disi më mirë emrin e koduar, duke e listuar versionin e Android në Settings vetëm me një “S”. Me sa duket kompania nuk dëshironte të lodhte përdoruesit në gjetjen e emrit duke e vendosur atë direkt nën seksionin e Android version në kategorinë About Phone të Settings.

Developer preview ka qenë e aksesueshme për një kohë shumë të shkurtër, dhe ne besojmë se do të ketë shumë më tepër për të mësuar se sa nga deklarata e Google për sistemin operativ të ri. Le të shpresojmë se Android 13 do të jetë një update i mbushur plot me surpriza.