Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ndodhet në një vizitë zyrtare në Bullgari.
Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se mëngjesin e ka nisur me një takim me Presidentin Rumen Radev ku kanë folur në lidhje me marrëdhëniet dhe zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut
“Sofje – Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)”, shkruan Rama.e.su./abcnews.al
