Gazmend Braka, i njohur ndryshe si Gaxhai, ditën e djeshme ka lënë për disa orë qelinë pasi ka marrë pjesë në varrimin e motrës.
Burime nga policia e Vlorës kanë komfirmuar se ish drejtuesi i një prej bandave famëkeqe të vitit 1997, është shoqëruar drejt fshatit Cerkovinë ku nën masa të forta sigurie për disa orë ka qenë i pranishëm në fshatin e tij të lindjes teksa ka marrë pjesë në varrimin e të motrës.
Informacioni për prezencën e Gaxhait ka qenë shumë i rezervuar, ndërsa për praninë e tij në fshatin Cerkovinë për vetëm disa orë, informacionin e ka patur vetëm Drejtoria e përgjithshme e Policisë.
Në Cerkovinë deri në largimin e Gaxhait kanë qenë edhe forca të FNSH.
Top Channel