Ekonomisti austriak Gunther Fehlinger, anëtar i bordit të Grupit për Integrim Ekonomik Rajonal në Ballkan ka publikuar grafikun me pagat mesatare në rajon ku Shqipëria renditet në vendin e fundit.
Ai thotë se vendi që ka pagën mesatare më të ulët është pikërisht Shqipëria, shteti që ka një politikë të pavarur të monedhës që përdor duke refuzuar të miratojë euron.
“Tabela tregon pagën mesatare mujore në Ballkanin Perëndimor. Gjejeni cili vend ka një politikë të pavarur të valutës që nuk lidhet me euron ose ka refuzuar të implementojnë euron, por edhe ata që promovojnë një qasje të çuditshme, kundërshtuese të përqafimit të euros.
Edi Rama, Banka e Shqipërisë, ju lutemi lidhuni me euron”, shkruan ai.