Lëvizja Socialiste për Integrim ngriti sot shqetësimin lidhur me situatën në të cilën ndodhet biznesi në vend.

Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj, në një dalje për mediat akuzoi qeverinë për sjellje armiqësore ndaj biznesit të ndershëm.

Shehaj shprehu angazhimin e LSI se një nga vendimet e para që do të merren pas 25 prillit, nëse opozita vjen në pushtet, do të jetë falja e të gjitha gjobave, penaliteteve dhe interesave të gjeneruara nga sistemi tatimor për periudhën nga 10 marsi 2020 për të gjitha llojet e detyrimeve të papaguara nga biznesi për shkak të mungesës së likuiditetit.

Deklarata e plotë

Shqiptarët zgjohen çdo ditë me bëmat e një qeverie që ka shpallur armik interesat e tyre.

Dhe kjo armiqësi shfaqet në çdo formë, ndaj individit, shqiptarit të thjeshtë, biznesit e sipërmarrjes së ndershme, sidomos në kushtet e pandemisë, ku pritej mbështetje e ndihmë për të shmangur varfërinë, falimentimin dhe kolapsin ekonomik.

Por pushteti nuk mjaftohet me kaq, në armiqësinë e shpallur me shqiptarët. Për qeverinë e bashkitë, shteti, qyteti, pasuria publike konsiderohen pronë private dhe shembujt janë aq flagrantë.

Mjafton një vëzhgim i thjeshtë në kryeqytet psh, në rrugët kryesore e artieret ku kanë qënë të përqendruara më shumë lëvizjet dhe aktiviteti ekonomik e tregtar për të kiptuar se si janë rrënuar qëllimisht bizneset. Shihni rrugën “Myslym Shyri”, rrugën e Kavajës, dilni në Bllok, në rrugën “Hoxha Tahsim”, Zonën nga Sheshi Ëillson tek diga e Liqenit,

atje ku bizneset mbyllen, ulin qepena e likuidohen, sepse Bashkia nën justifikimin e korsive të bicikletave, ka vështirësuar qarkullimin e parkimet duke penalizuar dyqane e biznese të vogla për të orientuar klientelën drejt qendrave tregtare të oligarkisë.

Për të shkuar më tej tek Rruga e Durrësit, ku si në një shoë televizioni lokal, programet hiqen e nisin sipas qejfit të pronarit, edhe aty korsitë vihen e hiqen si ia ka ënda Kryetarit të Bashkisë, që pronën publike e vë në dispozicion të interesave private e okulte pa asnjë skrrupull.

Keto biznese nuk kanë rëndësi për qeverinë e bashkinë e Tiranës sa kohë qēllimi i tyre është favorizimi i oligarkisë.

Por qeveritë e përgjegjshme garantojnë sigurinë e mirëqënien e njerëzve dhe LSI synon të rikthejë mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve të ndershme si prioritet thelbësor.

Në këtë logjikë shtetare, duke njohur vështirësitë dhe bllokimet e jashtëzakonshme të biznesit si para ashtu edhe gjatē pandemisë, LSI ka vendosur që një ndër vendimet e para, që do të merren pas 25 prillit do të jetë falja e të gjitha gjobave, penaliteteve dhe interesave të gjeneruara nga sistemi tatimor për periudhën nga 10 marsi 2020 për të gjitha llojet e detyrimeve të papaguara nga biznesi për shkak të mungesës së likuiditetitet.

ora tv