Erion Murataj PSD

Modelja e njohur Angela Martini ka emocionuar me një postimi në Instagram, ku ndan gëzimin për kthimin e bashkëshortit të saj, Dragoș Săvulescu, në shtëpi pas një beteje të gjatë ligjore.

Martini tregon momentin e përzemërt të rikthimit të tij në Los Anxhelos, duke e shoqëruar me një mesazh domethënës.

“Gjashtë vite zjarr. U kthyem në shtëpi me dritë. Lufta ndërtoi historinë dhe dashuria shkroi fundin. Jeta është një film. Pas gjashtë vitesh përpjekjesh, besimi dhe qëndrueshmërie  ia dolëm. Më në fund jemi sërish bashkë në L.A.

Mrekullitë ekzistojnë. Engjëj njerëzorë u shfaqën në momentin dhe vendin e duhur, duke na udhëhequr kur kishim më shumë nevojë. Ishte një betejë e tmerrshme, por ne fituam”, shprehet modelja.