Është duke u luajtur në këto momente në “Uembli”, supersfida Angli-Gjermani e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kampionatit Europian.

Një sfidë mjaft e veçantë kjo pasi zbresin në fushë dy shkolla të hershme futbolli që kanë bërë historinë në këtë sport. Në sfidën e sotme nuk ka favorit sepse luhet për nder, për prestigj. Anglezët shikohen si më të avantazhuar për shkak të faktorit fushë, por gjermanët kanë treguar se dinë si ta menaxhojnë presionin.

Eliminimi i kombëtareve “big”, Holandës, Portugalisë dhe Francës ka bërë që ekipet e mbetura të ndezin motorët për në rrugën e finales, por sot do të ketë vetëm një fitues.

Të dy trajnerët do të bazohen tek talentet e ekipit, por dhe tek yjet e tyre. “3 Luanët” presin një shpërthim të kapitenit Herri Kejn këtë ndeshje i cili ende nuk e ka gjetur rrugën e golit me Anglinë. Në këtë sfidë gjithçka mund të pritet, sepse magjia e futbollit do të zbresë në fushë.

panorama