Anglia dhe Uellsi do të votojnë ligjin që testimi i virgjërisë të jetë një vepër penale pasi aktivistët paralajmërojnë se praktika joshkencore i lë gratë dhe vajzat në rrezik të të ashtuquajturave vrasje ‘të nderit’.
Procedura e ‘testimit të virgjërisë’ përfshin një ekzaminim për të vlerësuar nëse himeni është i paprekur. Me mbështetjen e Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social, propozimet tani janë futur në Projektligjin për Shëndetin dhe Kujdesin.
Projekt-legjislacioni gjithashtu përfshin për herë të parë ndalimin e himenoplastikës – procesin me të cilin himeni “rindërtohet” përkohësisht. Procedura është e njohur gjithashtu si himen ose ‘riparim’ i virgjërisë. Sipas projekt-ligjit, kushdo që zbulohet se ka kryer procedurën do të shkelte ligjin.
fax web