Anglia ka mundur Zvicrën në Dyseldorf, duke u kualifikuar më tej vetëm falë penalltive.

Sfida nisi me presion nga të dyja skuadrat, por pa mundur të gjenin golin në pjesën e parë, teksa rrjeta u tund vetëm në minutën e 75’ nga Embolo. Gjithsesi “Tre Luanët” nuk u dorëzuan dhe barazuan pas vetëm pesë minutash me anë të Saka.

Koha shtesë pati raste nga të dyja skuadrat, por rrjetat nuk u tundën më, duke ia lënë fatin e ndeshjes në dorë goditjes së 11-metërshave.

Nga penalltitë, për anglezët nuk gaboi asnjë, ndërsa te zviceranët, i vetmi që u ndal nga Pickford ishte Akanji.

Kështu Anglia avancon për në gjysmëfinalet e Europianit, aty ku do të gjejë fituesin e sfidës Holandë-Turqi, ndërsa Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit largohet nga ky Europian pa asnjë humbje në kohën e rregullt.

ANGLI 1-1 ZVICËR (5-3 P)

Saka 80′ / Embolo 75′

KOMENTI:

Anglia fiton me penallti! (VIDEO)

Alexander-Arnold godet penalltinë e pestë për Anglinë. Shënon.

Amdouni godet penalltinë e katërt për Zvicrën. Shënon.

Toney godet penalltinë e katërt për Anglinë. Shënon.

Shaqiri godet penalltinë e tretë për Zvicrën. Shënon.

Saka godet penalltinë e tretë për Anglinë. Shënon.

Schar godet penalltinë e dytë për Zvicrën. Shënon.

Bellingham godet penalltinë e dytë për Anglinë. Shënon.

Akanji godet penalltinë e parë për Zvicrën. Pret Pickford.

Palmer godet penalltinë e parë për Anglinë. Shënon.

120+1′ Nuk ka fitues as në shtesë. Sfida do të vendoset nga penalltitë!

118′ Dy zëvendësime te Zvicra. Largohe Freuler dhe Aebischer, në vendet e tyre futen Sierro dhe Amdouni.

117′ Shaqiri provon të surprizojë nga goditja e këndit, për ta çuar menjëherë topin në rrjetë, por vetëm perplaset në traversë.

115′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Foden dhe në vendin e tij futet Alexander-Arnold.

110′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Kane dhe në vendin e tij futet Toney.

109′ Zëvendësim te Zvicra. Largohet Embolo dhe në vendin e tij futet Shaqiri.

106′ Nis koha e dytë shtesë!

105′ Mbyllet koha e parë shtesë!

102′ Bellingham provon me një gjuajtje brenda zonë, por Sommer ndërhyn sërish në mënyrën e duhur.

98′ Zëvendësim te Zvicra. Largohet Ndoye dhe në vendin e tij futet Zakaria.

95′ Rice provon me një gjuajtje nga distanca, por Sommer ndërhyn në mënyrën e duhur për t’i mohuar golin.

91′ Nis shtesa e parë!

90+3′ Mbyllet koha e rregullt!

88′ Eze futet bukur në zonë, por goditja e tij me të djathtën shkon jashtë kuadratit.

85′ Widmer shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Palmer dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ GOOOL ANGLIA 1-1/ Saka lëshon një gjuajtje nga jashtë zone dhe shkon në rrjetë. (VIDEO)

78′ Tre zëvendësime te Anglia. Largohen Trippier, Mainoo dhe Konsa, në vendet e tyre futen Shaw, Palmer dhe Eze.

75′ GOOOL ZVICRA 0-1/ Embolo gjen një top në zonë dhe e shtyn drejt rrjetës. (VIDEO)

67′ Kane shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Akanjit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

64′ Dy zëvendësime te Zvicra. Largohen Rieder dge Vargas, në vendet e tyre futen Zuber dhe Widmer.

56′ Embolo devijon një top me kokë në zonën e Anglisë, por Pickford e kontrollon pa probleme.

52′ Embolo provon me një gjuajtje brenda zonës, por tentativa ishte e lehtë dhe ndalet nga Pickford.

46′ Nis pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Mainoo merr një top nga Saka, por Xhaka hyn në mënyrën e duhur për t’i mohuar golin.

32′ Schar shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Bellingham dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

22′ Kane provon me një gjuajtje me kokë, me topin që shkon mbi kuadrat.

1′ Starton dueli në Dyseldorf!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel