Anglia nga data 2 dhjetor, kur skadon afati i Lockdownit të plotë, do kalojë në sisteme mbylljesh me tre nivele. Vendi do vendoset në tre nivele masash shtrënguese, ku niveli i parë është më i lehti dhe -3-ti me shtrënguesi.

Rreth 32 milionë banorë nga 68 milionë që ka Britania, ose 57 për qind e popullisë do të jetë në nivelin e dytë, ku bëjnë pjesë edhe kryeqyteti, Londra dhe Liverpuli, ndërsa 23.3 milionë anglez do jenë në nivelin 3, me të ashprin, e barabartë kjo me 43.5 për qind e popullisë, ku bëjnë pjesë qytetet e mëdha si Mançesteri dhe Birmingami dhe pjesa më e madhe e Anglisë veriore.

Palestrat dhe shërbimet e bukurisë me kontakte të afërta do lejohen në të treja nivelet. Ata që punojnë nga shtepitë do mund të vazhdojnë të punojnë sërish nga shtëpia, edhe pas këtyre masave të reja. Pabet dhe restorantet do të hapen në nivelin e dytë, ku gjendet Londra në rast se ofojnë ushqim të plotë.

Masat e sotme janë një hapje graduale. Edhe pse ritmi i infeksioneve tregon për ulje të tyre, edhe pse shifra e një dite më parë e vdekshmerisë ishte 698 të vdekur nga covidi, sërish qeveria vazhdon të jetë e kujdesshme.

Mësohet se këto masa shtrënguese do rishikohen sërish në mes të dhjetorit, por Britania si çdo vend tjetër, ndodhet në tunel edhe pse në fund të saj ndriçon vaksina.