Erion Murataj PSD

Amerigo Vespucci është nisur nga porti i Ortonës në Itali dhe pritet të mbërrijë në Durrës më 8 Prill. Kjo është vizita e dytë e anijes historike me vela që do të ankorohet në Durrës.

Ndalesa shqiptare do të jetë e para nga dy të planifikuara jashtë vendit në turin e Mesdheut, së bashku me atë në Valetta të Maltës të planifikuar nga data 25 deri më 29 prill.

Në Durrës do të jetë i pranishëm edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, i cili do të takojë homologun e tij shqiptar në bordin e Vespuccit më 8 prill. Në të njëjtën ditë janë planifikuar një sërë aktivitetesh institucionale ku do të ketë edhe prezencën e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Iniciativa e turit botëror dhe mesdhetar të ‘Amerigo Vespuci’ lindi nga një ide e ministrit italian të Mbrojtjes Guido Crosetto dhe mbështetet nga Ministria e Mbrojtjes dhe 12 ministri, për të treguar dhe ndarë përvojën ndërkombëtare të “World Tour” i cili për 20 muaj solli kulturën, historinë, inovacionin, që e bën Italinë një vend universal.