Kontejnerët që dyshohet se përmbajnë mbetje industriale të rrezikshme e që ndodhen në në anijen turke “Molivie” që u ankorua sot në radën e portit të Durrësit, do të sekuestrohen.

Urdhri i sekuestrimit u është dërguar autoriteteve portuale dhe disa drejtorive të tjera për ekzekutim.

Në urdhrin e dërguar, Prokuroria thekson se të gjitha subjektet e ngarkuara duhet të nënshkruajnë procesverbalin e sekuestrimit, duke përshkruar në detaje veprimet që do të kryhen dhe një përshkrim të saktë të sendeve të sekuestruara. Mbetjet duhet të depozitohen në një vend të sigurt për të garantuar sigurinë mjedisore dhe fizike, nën mbikëqyrjen e kamerave 24 orë. Ndërkohë, kontejnerët duhet të mbahen në gjendjen aktuale pa u hapur deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme.

Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.

Top Channel