Zbardhen debatet në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, me fokus humbjen e zgjedhjeve në 6 Bashki të vendit.Deputetët demokratë duket se nuk e kanë kapërdirë dështimin e radhës në zgjedhje e aq më pak deklaratën publike të kryetarit Lulzim Basha se nuk ka humbur asnjë garë.Ferdinand Xhaferraj dhe Helidon Bushati nuk kanë hezituar ti kërkojnë dorëheqjen Bashës ndërsa Ilda Dhori kërkoi zgjedhje në parti.

Ferdinand Xhaferraj: Jam me i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha nuk është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD, por ti na ke fyer kur thua s’kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar.

Lulzim Basha: S’kam humbur asnjë garë, i kanë vjedhur.

Dash Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se keështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje?Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu.

Lulzim Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosëm para detyrimit për të marre pjesë në zgjedhje.

Helidon Bushati: Duhet të dalim përtej egos, e shkatërruat PD ju dhe Berisha. Duhet të gjithë ne këtu dhe kolegët tanë të Shtëpisë së Lirisë të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD. Ti hapet rruga zgjedhjeve. Duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bejnë një hap pas.