SHBA- Flamuri kuq e zi ka mbërritur pak ditë më parë në polin e jugut, në Antarktidë. Kjo gjë e veçantë u realizua falë shqiptaro-amerikanit Florin Sulo. Ai jeton në Philadelphia dhe sapo është kthyer në shtëpi pas këtij udhëtimi shumë mbresëlënës, pas kësaj aventure që pakkush e përjeton.
Ai u shpreh në emisionin “Abc e Mëngjesit”, se për 30-vjetorin e lindjes zgjodhi të shkojë për të eksploruar Antarktidën, jo thjesht për të festuar, por për të shpalosur edhe flamurin kuq e zi.
Sipas Sulos, udhëtimi për të në Antarktidë, ka qenë plot mbresa dhe emocion
“Isha për qëllime turistike, mbusha 30 vjeç sivjet dhe vendosa që të ikja në një vend shumë të veçantë dhe m’u duk Antarktida vend shumë i përshtatshëm. Ishim 90 veta dhe ishim amerikanë, gjermanë, anglezë dhe shumë evropian. U nisëm me anije nga jugu i Argjentinës, ishte dy ditë për të vajtur në Antarktidë. Është shumë rrugë shumë e vështirë me anije. Pas asaj qëndruam 9 ditë atje. Shumicën e kohës në anije dhe dy herë në ditë preknin në tokë në Antarktidë. I bie nëntë ditë atje, kam parë shumë pinguinë”, tha ai.
Por sa kushtoi ky udhëtim për Florin Sulon, për këtë shqiptaro-amerikani dhe këtë përgjigje: “Udhëtimi kushtoi 9 mijë dollarë. Ishte një kompani turistike, që ka të drejtë për këto aktivitete”, tha ai.