Prokuroria e Tiranës nis verifikimin për incidentin e ndodhur mesditën e djeshme te zona e “Varrit të Bamit”.

Këtë mëngjes në prokurori është thirrur gazetari i “NEWS24” Ergys Gjençaj, të cilit po i merren deklarimet në lidhje me ngjarjen. Pas tij, prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident, hetime ndaj të cilëve po kryen edhe SHÇBA.

Por cfarë ndodhi dje?

Sot Policia e Tiranës bëri bilancin e operacionit të djeshëm në zonën e “Varrit të Bamit”, që solli reagime të forta te qytetarët, pasi në momentin që shënjestra u shpëtoi nga duart, agjentët shtrinë gazetarin Ergys Gjençaj.

Një qytetar arriti që të filmojë të gjithë skenën nga momenti kur policia ndaloi drejtuesin e makinës, i cili nuk iu bind për të hapur derën duke u arratis deri te shtrirja në tokë e gazetarit që po filmonte operacionin, pasi dolën huq me objektivin.

https://youtube.com/watch?v=VkclSIaxDag%3Ffeature%3Doembed

Policia njofton se nga operacioni janë arrestuar Gentian Kore, Taulant Çoku, Altin Gega, Erjon Prengaj dhe Gazmir Cani, i cili ishte drejtuesi i “Benz”-it që u largua me shpejtësi duke vendosur në rrezik jetën e agjentëve të antidrogës.

Nga operacioni u sekuestruan 1 kilogram e 128 gramë lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celular./ Abcnews.al