Një ndeshje miqësore e planifikuar midis Milanit dhe Juventusit më 24 korrik është anuluar, pasi në vend të kësaj rossonerët do të përballen me Modenan.
Të dy gjigantët e Serie A pritej të masnin forcat vetëm disa javë para se të fillonte sezoni 2021-22, në fundjavën e 22 gushtit.
Dy ekipet nuk mundën të dakortesoheshin për një vend, dhe sot u njoftua se loja nuk do të zhvillohej.
Stefano Pioli dhe Milan në vend të kësaj do të presin Modenën në terrenin Milanello më 24 korrik.
(Balkan Web)