Një apartament në lagjen “15 tetori” në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët këtë mbrëmjen e kësaj të mërkurë.
Në banesë ndodheshin dy të moshuar, të cilët u transportuan ne spitalin rajonal të Fierit. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet e qëndrueshme.
Nuk kanë pësuar djegie, por janë të tronditur. Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bëre një pajisje me defekt brenda banesës.
