Prokuroria e Posacme depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, ku kërkon rikthimin e tij në qeli. Më herët Gjykata e Apelit, ndryshoi masën per Malltezin nga arrest ne burg në arrest shtepie.

Rikujtojmë se Jamarbër Malltezi u arrestua me urdhër të SPAK në Aeroportin “Nënë Tereza”, në muajin tetor, teksa priste bashkëshorten

Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Ndërkohë Malltezit, i janë sekuestruar edhe 25 pasuri, mes tyre apartamente dhe llogari bankare.