Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Shefin e e Qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka.

Sakaq, Apeli i GJKKO-së la lehtësuar masën për shefin e Sektorit të Aksidenteve Sokol Novakun, i cili është lënë në “arrest shtëpie” për shkak të rrethanave familjarë lehtësuese. Vendimi për dy eksponentët e Policisë së Shtetit u dha nga gjyqtari Eugert Pëllumbi.

Kujtojmë që Roven Zeka, në cilësinë shef i Qarkullimit Rrugor Tiranë u arrestua më urdhër të SPAK dhe u la në burg me vendim të GJKKO pasi në bashkëpunim me shefin e Sektorit të Aksidenteve Sokol Novakun dhe oficerin e Policisë Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit Edison Tabakun, janë përfshirë në një skemë korruptive teksa i kanë kërkuar familjes së shtetases Anisa Vironi, 2 mijë euro me qëllim fshehjen e një aksidenti dhe mosarrestimin e kësaj të fundit.