Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka shtyrë seancën gjyqësore për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës, pas kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani nga çështja.
Sipas avokatit të Metës, gjyqtarja Dollani ka gjykuar më herët kërkesa të tjera të ngjashme që lidhen me ish-presidentin, çka për ta përbën arsye për konflikt interesi dhe paragjykim të mundshëm.
Për pasojë, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës deri në shqyrtimin e kësaj kërkese. Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 14 nëntor, në orën 09:00.






