27 vjeçari turk Samet Durmus i arrestuar 2 javë më parë në Rinas pasi ishte në kërkim për trafik droge do ekstradohet drejt Gjermanisë. Gjykata e Apelit Tiranë, ka rrëzuar kërkesën e turkut për liri, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Ky vendim i hap rrugën ekstradimit të  turkut drejt Gjermanisë, vendit ku edhe ai ka kryer veprën penale. Ai u arrestua më 11 mars në aeroportin e Rinasit me identitet fals. Ai tentoi të nisej drejt gjermanisë me dokumete false me identitetin Rizvan Farkadinov.

Në momentin e ndalimit ai u shpreh se është shtetas ukrainas dhe se po shkonte në Gjermani tek familja e tij. Por gjatë kontrollit në vijën e dytë policia kufitrare vuri re se ky shtetas ishte në kërkim ndërkumbëtar.

Pas ndalimit dhe shkëmbimit të informacioneve me autrotetet gjermane rezultoi se kemi të bëjnë me shtetasin Samet Durrmus, i cili ishte i përfshirë në trafikimin e një sasie të madhe marjuane nga Spanja drejt Gjermanisë.

Referuar dosjes hetimore sasia e drogës ishte paketuar në kuti detrgjendësh dhe u transportua nga Barcelona drejt Frankfurtit me kamionë. Në kërkesën për lirim mbrojtja e turkut pretendon se ai është në gjëndje të rëndë shëndetësore, dhe mbyllja në qeli i rrezikon jetën, ai nuk ka pasur asnjëherë vepër penale dhe nuk ka prova që kemi të bëjmë me të njëjtin person.

Por pas leximit të pretendimeve togat e zeza të apelit rrëzuan kërkesat dhe vendosën burg për turkun i cili tashmë pritet që të nisin procedurat për ekstradimin e turkut drejt gjermanisë.