Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kishte kërkuar zbutjen e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij.

Vendimi është marrë pak ditë më parë, ndërsa trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 25 majit, pranë shkollës së fshatit Mengël në Elbasan, ku një fëmijë i klasës së parë humbi jetën pasi u përplas nga automjeti teksa ndodhej pranë rrugës së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.

GEAM Sh.p.k